“USA Today”: AIDA synon të shtojë interesin e sipërmarrjeve në SHBA për investime në Shqipëri

0
1

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) po intensifikon përpjekjet e saj për të arritur investitorët amerikanë dhe për të krijuar partneritete të reja me kompani amerikane.

Në intervistën publikuar për herë të parë në “USA Today”, Laura Saro Plaku, drejtore Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, (AIDA), tha se roli i agjencisë që drejton kyç, pozicionuar si ndërmjetës ndërmjet investitorëve dhe qeverisë.

Plaku shpjegoi angazhimin e AIDA-s, që në fazën fillestare të eksplorimit të ideve të investimit, realizimit të analizave të tregut, deri te finalizimi i suksesshëm i projekteve të tyre.

“Qasja jonë “outreach” synon të shtojë interesin e sipërmarrjeve në SHBA, duke u fokusuar te sektorët kryesorë që duam të zhvillojmë në Shqipëri”, u shpreh ajo, teksa informoi në intervistën e saj, për një sërë sektorësh si, turizmi, teknologjia, energjia e rinovueshme, hidrokarburet etj, potencial për investimeve aktive.

“Shqipëria ofron lehtësi fiskale për nxitjen e investimeve të huaja dhe ne synojmë të maksimizojmë mundësitë në tregun amerikan”, tha Laura Saro Plaku, Drejtor Ekzekutiv, e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, për median amerkane “USA Today”.