Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUrsula von der Leyen nominohet si kandidate kryesore për zgjedhjet e PE

Ursula von der Leyen nominohet si kandidate kryesore për zgjedhjet e PE

Partia Konservatore Popullore Evropiane (EPP) emëroi presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen si kandidaten e saj kryesore për zgjedhjet e Parlamentit Evropian të qershorit. Duke iu drejtuar EPP-së para votimit, Von der Leyen falënderoi kolegët e saj të partisë për besimin dhe mbështetjen e tyre dhe tha se ishte “nder t’i shërbesh Bashkimit Evropian”.

EPP ka zgjedhur zyrtarisht Von der Leyen për të udhëhequr fushatën, në kongresin e partisë në Bukuresht. Kryetarja e Komisionit nuk është dashur të përballet me asnjë kandidat kundërshtar. Von der Leyen po kërkon një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian dhe po udhëheq fushatën e PPE si pjesë e kandidaturës së saj. Si rregull, partia që arrin rezultatet më të mira në zgjedhjet e Parlamentit Evropian emëron presidentin e radhës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments