Urgjenca Kombëtare: Mbi 111 mijë misione të shërbimit paraspitalor

0
3

Përgjatë vitit 2023 në drejtim të Urgjencës Kombëtare kanë mbërritur 412.014 thirrje nga e gjithë Shqipëria si dhe janë realizuar 111.885 misione të shërbimit paraspitalor. “Ekipi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore i është përgjigjur në kohë reale të gjitha thirrjeve të ardhura nga qytetarët drejt 127 për ndihmë mjekësore” Në buxhetin e ri 2024 është parashikuar nisja e ndërtimit të Qendrës së dytë Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, një investim që do të lehtësojë dhe mbështesë më tej mirëfunksionimin e urgjencës, por edhe për një përballim akoma dhe më të mirë të çdo emergjence të mundshme.