Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Ura me tri harqe”, projekt i universiteteve të Artit të Tiranës, Prishtinës...

“Ura me tri harqe”, projekt i universiteteve të Artit të Tiranës, Prishtinës e Tetovës

“Ura me tri harqe”, është një projekt i përbashkët kulturor i tre institucioneve të arsimit të lartë të hapësirës mbarëshqiptare, Universitetit të Arteve në Tiranë, Fakultetit të Arteve të Universitetit “Hasan Prishtina” dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës dhe zhvillohet në formë rotacioni midis Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës. Ky projekt ka lindur në vitin 2000, pas Luftës së Kosovës. Këtë vit është edicioni XIV dhe zhvillohet në Universitetin e Arteve në Tiranë. Aktiviteti do të zhvillohet më 16 dhe 17 maj. Pjesëmarrësit, në ditën e parë të projektit do të përshëndeten nga rektori i UART, prof. Kastriot Çaushi, dekani i Fakultetit të Arteve të Prishtinës, prof. dr. Hazir Haziri dhe dekani i Fakultetit të Arteve të Tetovës, prof. dr. Senad Abduli. Në galerinë FAB do të çelet nesër ekspozita e artit figurativ me punë të përzgjedhura nga studentët e Tiranës, Prishtinës e Tetovës ndërsa më pas do të vihet në skenë një shfaqje teatrale e UART. Me gjithë ndonjë ndërprerje që ka patur ndër vite, ky projekt shumë rëndësishëm, është rikthyer sërish si domosdoshmëri bashkëpunimi mes tre institucioneve dhe krijon një mundësi më shumë për shkëmbimin e ideve dhe ndërveprimin praktik, jo vetëm të studentëve, por edhe të pedagogëve dhe pse jo edhe të publikut dhe prej vitesh, ballafaqon artistët e rinj në arte pamore, në arte skenike, film dhe muzikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ