Marrëveshja për ndërtimin e Urës së Bunës u nënshkrua dje në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Podgoricë. Ura do të jetë e kategorisë C1 dhe do të ketë mundësi të përdoret për makinat, për kamionët, për kalimtarët, biçikletat dhe do të ketë dy korsi, gjithashtu edhe pjesën e vendpushimeve dhe të trotuareve. Ura që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi e që do ndërtohet mbi lumin Buna, do të ketë një gjatësi prej 303 metrash. Ajo do të ketë 3 harqe dhe pritet të shkurtojë distancën mes dy vendeve nga 37 kilometra që është aktualisht në vetëm 1 km. Ulqini dhe Velipoja kanë një largësi vetëm 1 km mes tyre, por nga pikëpamja e ndërlidhshmërisë aktuale kanë 73 km. Me projektin e urës së re distanca mes Shqipërisë dhe Malit të Zi do të shndërrohet në 1 km rrugë. atsh
Ura mbi Bunë shkurton distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73 km në 300 m
RELATED ARTICLES