Punimet për zgjerimin e rrugës dhe urën e re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës po avancojnë me ritme të shpejta.

Ky projekt infrastrukturor, që nis nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, është një investim i rëndësishëm për të ofruar një hyrje dinjitoze për qytetin e Shkodrës dhe rajonin e veriut.Ky projekt pritet të përmirësojë kushtet e trafikut dhe sigurinë për qytetarët, duke rritur lidhjet me pjesët e tjera të vendit.