Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALEARSIMUPT: Rritje e pagave të pedagogëve

UPT: Rritje e pagave të pedagogëve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me stafin akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës për të diskutuar dhe ndarë opinione për politikat dhe projektet që lidhen me përmirësimin e mëtejshëm të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor. Kushi u shpreh se, ndihet e lumtur që në këtë universitet shkon me lajmin e mirë të rritjes së pagave të pedagogëve për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër, ku vitin e kaluar rritja u bë 15%, me 7% nga buxheti i shtetit, ndërsa në muajin prill të këtij viti kjo rritje u bë 30%, nga ku 20% janë nga buxheti i shtetit. Ministrja Kushi, duke shfrytëzuar këtë takim në UPT, bëri thirrje që të gjitha universitetet të nxisin dhe rrisin interesin e studentëve për degët ‘prioritet kombëtar’, duke përfituar nga mbështetja studentore me përjashtim nga tarifat dhe bursa sa paga minimale. Gjithashtu, Kushi kërkoi që, krahas aplikimeve të universiteteve me projekte për përmirësimin e infrastrukturës dhe kërkimit shkencor, të rrisin aplikimet edhe për projekte të përbashkëta me biznesin, por po ashtu edhe për projekte kërkimore të përbashkëta me universitete të Kosovës, pasi për këto projekte ka tashmë ka një mbështetje të veçantë financiare për universitetet shqiptare. Ministrja Kushi kërkoi gjithashtu që stafi akademik të japë mendime dhe sugjerime për Strategjinë e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, drafti i së cilës është tashmë publik. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ