UNUM, festivali i muzikës elektronike në natyrë, do të mbledhë nga 1-6 qershor në Shëngjin, Lezhë mbi 90 artistë nga e gjithë bota. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale një video promovuese të këtij fstivali plot me aktivitete sportive, muzikore e promovuese të bregdetit shqiptar, të gjitha nën kurorën e mjedisit e zhvillimit të qëndrueshëm. “UNUM festival pikëtakimi i mbi 90 artistëve dhe mijëra të rinjve nga gjithë bota që e kthejnë Shëngjinin në qendrën e festës prej 1 deri më 6 qershor”, shkroi Kumbaro. Ky festival mishëron idenë e unitetit dhe pozitivitetit, dy aspekte kryesore që janë përfshirë brenda muzikës ‘house’ dhe tekno që shërben si politika kryesore muzikore e festivalit. Për organizatorët e këtij festivali, Rana e Hedhun është vendi ku emri i festivalit ka kuptim, me muzikën dhe peizazhin që vijnë së bashku për të formuar një ëndërr të lumtur; të erës që fluturon butësisht nëpër pemë pishe. Të gjitha të vendosura në një sfond malor, hapësirë ideale për të dëgjuar shumë artistë të respektuar nga e gjithë bota. Me një pamje të rrallë mesdhetare, “Rana e Hedhun”, 3-4 kilometra larg Shëngjinit është kthyer në një prej destinacioneve turistë të shumtë, vendas e të huaj. atsh