Strategjia “Unstoppable”, e zhvilluar në bashkëpunim me aktorët e futbollit në të gjithë Evropën përcakton prioritetet e UEFA-s për të arritur një të ardhme të gjallë dhe të qëndrueshme për brezin e ardhshëm të lojtareve, trajnereve, arbitreve, vullnetareve dhe tifozeve. Kjo strategji e lançuar sot përshkruan vizionin e UEFA-s për lojën dhe dëshirën për të ndërtuar mbi suksesin e strategjisë së saj të prezantuar në 2019, “Time for Action”.
Kjo strategji përcakton katër objektiva afatgjata për 2030:
– Ta bëjë futbollin sportin ekipor më të luajtur mes grave e vajzave në çdo shtet të Evropës, duke zhvilluar rrugë për lojtaret, trajneret dhe arbitret si edhe mundësi në futbollin bazë
– Ta bëjë Evropën shtëpinë e lojtareve më të mira të botës, me gjashtë kampionate tërësisht profesionale dhe 5000 lojtare profesioniste në të gjithë kontinentin.
– Ta bëjë futbollin sportin më të qëndrueshëm dhe të investueshëm për femra, me kompeticione të UEFA-s që thyejnë rekorde.
– Të sigurojë që futbolli i femrave të festohet për vlerat dhe komunitetin e veçantë, ku të gjithë besojnë se mund të kenë një vend.
Përgjatë periudhës 2024-2030, 1 miliard euro nga të ardhurat e kompeticioneve dhe investimet e UEFA-s do t’i dedikohen lojës përmes kompeticioneve të ekipeve kombëtare të të rriturve dhe të rinjve, kompeticioneve të klubeve, shpërndarjeve për klubet dhe federatat anëtare dhe aktiviteteve zhvillimore.
Strategjia “Unstoppable” mbështetet nga disa nga lojtaret dhe arbitret më të njohura në Evropë.