Universiteti i Tiranës është institucioni më i madh publik universitar në vend, dhe prej dekadash ka qenë qendra kryesore e formimit akademik, kërkimit shkencor dhe zhvillimit intelektual në Shqipëri.

Gjatë këtyre viteve, UT ka përgatitur mijëra studentë dhe profesionistë në fusha të ndryshme të dijes, duke luajtur një rol kyç në zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe kulturor të vendit. Sot, më shumë se kurrë, Universiteti i Tiranës mbetet i përkushtuar ndaj misionit të tij për të ofruar arsim cilësor, për të nxitur kërkimin shkencor dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me institucionet kombëtare e ndërkombëtare.