Universiteti i Mjekësisë në Tiranë publikoi sot listën e maturantëve fitues të programeve të studimit. Referuar listës së publikuar nga Universiteti i Mjekësisë, dega më e kërkuar mbetet Mjekësia e Përgjithshme, me mbi 3183 maturantë. Interes ka patur edhe për degën e Infermierisë së Përgjithshme, ku kanë aplikuar 4313 maturantë në gjithë vendin. Mjekësisë së Përgjithshme i janë shtuar 100 kuota më shumë për maturantët e këtij viti dhe rrjedhimisht mesatarja e nevojshme për ta fituar këtë degë studimi është ulur. Regjistrimet në universitet për raundin e parë fillojnë në datë 2 shtator dhe zgjasin deri më 15 shtator.https://ata.gov.al/2022/08/29/universiteti-i-mjekesise-publikon-listen-e-maturanteve-fitues/
Universiteti i Mjekësisë publikon listën e maturantëve fitues
RELATED ARTICLES