Programet e reja Master synojnë të ofrojnë mundësi të avancuara për studentët, si dhe të zhvillojnë kapacitete kërkimore dhe profesionale sipas standardeve ndërkombëtare.

Delegacioni i UBT shprehu falënderime të veçanta për Profesor Hubert Hasenauer dhe ekipin e BOKU për mbështetjen gjatë gjithë këtij procesi.

Finalizimi i këtij misioni shënon një hap të rëndësishëm drejt ofrimit të programeve Master në tetor 2026 dhe përforcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar akademik.