Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ofron shumë mundësi për të rinjtë me programet e përbashkëta dhe diplomat dyfishe me universitetet më prestigjioze europiane.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se “ky universitet me programet e përbashkëta dhe diplomat dyfishe me universitetet më prestigjioze në Evropë, si “La Sapienza”, “Tor Vergata”, Universitetin e Genovas dhe Universitetin Pedagogjik të Krakovit, si dhe me programet e larmishme në shkencat e edukimit, shkencat politike dhe juridike, menaxhim biznesi dhe teknologji, ofron shumë mundësi për të rinjtë”.
“”Studio në Shqipëri” është nisma e re e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me universitetet, për të informuar maturantët mbi potencialin dhe mundësitë që ofrojnë programet tona të studimit”, tha Manastirliu.
Ky univeristet ofron programe të reja në Bachelor:
Fakulteti i Edukimit , Mësuesi në arsimin fillor, mësuesi në arsimin parashkollor
Fakulteti i Biznesit : Ekonomia qarkulluese dhe zhvillimi i qëndrueshëm
Programe të reja studimi në Doktoraturë
Fakulteti i Edukimit: Shkenca edukimi
Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike: E drejtë publike
Programe Bachelor në Gjuhë të Huaj
Fakulteti Shkencave Politike dhe Juridike: Shkenca ndërkombëtare dhe Diplomatike (shqip-italisht)
Fakulteti i Studimeve Profesionale : Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (shqip-anglisht)
Menaxhimi i bankave (shqip-anglisht)
Menaxhimi i Hoteleri-Turizmit (shqip-anglisht)
Programe master në gjuhë të huaj (shqip-anglisht)
Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike: E drejtë evropiane dhe e krahasuar
Fakulteti i studimeve profesionale : Mbrojtja dhe menaxhimi i mjedisit detar
Fakulteti i teknoliogjisë së Informacionit: Teknologjia Kuantike e Informacionit
Diploma dyfishe
Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike me Universitetin “La Sapienza” Romë, Itali;
Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (Bachelor); E drejta evropiane dhe krahasuar (Master)
Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike me Universitetin e Gjenovës , Itali: Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike (Bachelor)