“UNI”, balet premierë në TKOB

0
25

Pas koncertit “Tumankuqja”, Teatri i Operas, Baletit e Ansamblit Popullor përgatitet për një tjetër shfaqje që premton sukses. Bëhet fjalë për baletin premierë “UNI”. “A është më e vështirë lufta me veten apo me botën? “UNI” i balerinëve të Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka shumë për të na treguar mbi këtë dilemë”, shkruan ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në rrjetet sociale. Me baletin premierë “UNI” rikthehet vëmendja te brendia jonë, një udhërrëfim i sfidave që hasim e egot që përkëdhelim, duke na e bërë më të thjeshtë përballjen me vetveten për ndërtimin e një uni të denjë për këtë shoqëri. E sjellë nga vetë ata që lartësojnë vlerat e këtij institucioni, artistët e trupës së baletit të TKOB-së, nën koreografinë e Julind Dervishit, asistencën e balerinëve Livia Lara e Rovena Shqevi, dhe muzikën e Barbatuques, Brent Lewis, David Toop, etj., të formuluar nga Andi Vrap, baleti kontemporan “UNI” do të përcjellë mesazhe sensibilizuese mbi luftën me vetveten e me botën përreth.