Eshtë rasti për të nderuar poetët, për të ringjallur traditat gojore të recitimit të poezisë, për të promovuar leximin, shkrimin dhe mësimin e poezisë, për të nxitur konvergjencën midis poezisë dhe arteve të tjera si teatri, kërcimi, muzika e piktura, si dhe për të rritur dukshmërinë e poezisë në media. E praktikuar gjatë historisë, në çdo kulturë dhe në çdo kontinent, poezia flet për njerëzimin dhe vlerat e përbashkëta, duke u shndërruar në një katalizator të fuqishëm për dialogun dhe paqen. Sipas UNESCO-s, Dita Botërore e Poezisë kremton një nga format më të çmuara të shprehjes dhe identitetit kulturor e gjuhësor që disponon njerëzimi.
UNESCO: Poezia, nga format më të çmuara të shprehjes
RELATED ARTICLES