Friday, November 22, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAUNESCO: Deri në 2050-n asnjë gjurmë prej shumicës së akullnajave në botë

UNESCO: Deri në 2050-n asnjë gjurmë prej shumicës së akullnajave në botë

Në raportin, i cili u përgatit duke shqyrtuar të dhënat satelitore, u trajtua shkrirja e akullnajave, që pranohet gjerësisht si fillimi i ndryshimeve klimatike. Në raport theksohet se në 50 zona që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s gjenden 18 600 akullnaja, një e treta e të cilave do të zhduken në mënyrë të pashmangshme. Raporti tërheq vëmendjen se akullnajat do të shkrihen pavarësisht nga lufta e njerëzve kundër ndryshimeve klimatike, duke theksuar se nuk do mbetet gjurmë nga disa akullnaja në Afrikë, Evropë dhe Amerikë. Akullnajat në malin më të lartë në Afrikë, në Kilimanxharo të Tanzanisë, Alpet zvicerane, Dolomite si dhe parku kombëtar ”Yellowstone” dhe ai ”Yosemite” në SHBA janë në mesin e akullnajave që do të shkrihen deri në vitin 2050, thekson raporti.http://ata.gov.al/2022/11/03/klime-unesco-deri-ne-2050-n-asnje-gjurme-prej-shumices-se-akullnajave-ne-bote/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments