Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIUNECE, projekt për transformimin e minierave të mbyllura të qymyrit

UNECE, projekt për transformimin e minierave të mbyllura të qymyrit

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) po merr pjesë në konferencën e Komitetit të Energjive të Qëndrueshme, organizuar nga UNECE, në Gjenevë, Zvicër. Në sesionin e 32-të të komitetit u diskutua mbi projektin “Transformimi i minierave të qymyrit të mbyllura në përdorimin e energjisë së pastër”, i cili do të implementohet gjatë muajit shtator 2023, me objektiv ndryshimin e sfondit të energjisë drejt sigurisë energjetike, si një prioritet zëvendësimin e lëndëve djegëse fosile me burime të pastra të energjisë. Drejtori i AKBN-së, Adrian Bylyku, në këtë sesion paraqiti situatën minerare në vend. Bylykbashi paraqiti disa nga problematikat e materialeve kritike në vendin tonë, duke paraqitur politikat dhe ndikimet për zvogëlimin e riskut në zinxhirin e lëvizjes dhe stokimit të tyre. Po ashtu u ndal në situatën e minierave të braktisura të qymyrit, sfidat me të cilat ballafaqohet industria e qymyrit si dhe rivënia në punë e ish minierave të qymyrgurit. Kreu i AKBN-së, po ashtu prezantoi politikat e zhvillimit të energjisë së pastër në zonat e braktisura të minierave të qymyrit, si dhe mbështetjen e ngushtë me Divizionin e Energjisë së Qëndrueshme të UNECE, në dy projekte, në kuadër të programit të rregullt të bashkëpunimit teknik të UNECE. Ai prezantoi edhe projektin e ri që do të zhvillojë AKBN-ja dhe grupi i ekspertëve të UNECE për metanin dhe tranzicionin e drejtë të minierave të qymyrit, për hartimin e gatishmërisë së Shqipërisë për një tranzicion të gjelbër dhe të drejtë në zonat e saj pas minierave të qymyrit. Objektivi i projektit të ri me UNECE-n është të identifikojë barrierat rregullatore, sociale, teknike dhe financiare që vendi do t’i duhet të adresojë për të qenë në gjendje të rikuperojë dhe ripërdorë me sukses zonat e tij pas minierave të qymyrit në përputhje me parimet e ekonomisë së gjelbër dhe të tranzicionit të drejtë. Ai gjithashtu do të identifikojë elementët që janë të nevojshëm për të mundësuar fillimin dhe për të siguruar përparimin në rikuperimin dhe ripërdorimin e tokës së kontaminuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ