Me afrimin e zgjedhjeve të 11 majit, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato u takua me Ambasadorët e Rinj Evropian që qëndrojnë pas fushatës “Unë Vendos” për të diskutuar rreth takimeve të ardhshme në gjashtë qytete të Shqipërisë.

Kjo fushatë sensibilizuese synon të inkurajojë të rinjtë – veçanërisht ata që votojnë për herë të parë – mbi rëndësinë e angazhimit demokratik në kontekstin e zgjedhjeve.

Nëpërmjet seminareve dhe diskutimeve, “Unë Vendos” synon të fuqizojë të rinjtë për të bërë zgjedhje të informuara dhe të nxjerrë në pah rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugëtimin e Shqipërisë për integrimin në BE, bën të ditur Delegacioni i BE në Tiranë.