Ky projekt do të përmbyllet brenda afatit, duke bërë të mundur jo vetëm lehtësimin e qarkullimit në kryeqytet, por edhe zhvillimin e kësaj zone. Unaza Veriore e Tiranës ka një gjatësi prej afro 8.5 kilometrash dhe është e ndarë në shtatë lote. Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës është një investim ambicioz që i jep zgjidhje fluksit të qarkullimit dhe ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të gjithë zonës ku kalon. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare. atsh
Unaza Veriore e Tiranës, projekti që lehtëson trafikun
RELATED ARTICLES