Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIUnaza e Madhe, punimet shtrihen në zonën e Paskuqanit

Unaza e Madhe, punimet shtrihen në zonën e Paskuqanit

Në kantierin e Unazës së Madhe po vijon puna në Unazën Veriore Loti 2 dhe 7 segmenti që shtrihet në zonën e Paskuqanit. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se punimet po ecin me ritëm intensiv me qëllim realizimin e ndërtimit të këtij aksi rrugor që shtrihet në zonën e Paskuqanit Sipas ARRSH-së, po punohet me gërmimin e trupit të rrugës, me betonimin e pilotave dhe themelet e urës me ndërtimin e murit për mbrojtjen e rrugës nga lumi i Tiranës. Sipas grafikut të punimeve ky projekt do të përmbyllet brenda afatit, duke bërë të mundur jo vetëm lehtësimin e qarkullimit në kryeqytet, por edhe zhvillimin e kësaj zone. Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës është një investim ambicioz që i jep zgjidhje fluksit të qarkullimit dhe ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të gjithë zonës ku kalon. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.https://ata.gov.al/2022/11/17/unaza-e-madhe-punimet-shtrihen-ne-zonen-e-paskuqanit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments