Banka e Shqipërisë bën të ditur se, që prej aplikimit për herë të parë në vitin 2022, NEI (Norma Efektive e Interesit) maksimal ka pësuar një rënie të fortë për kreditë me këste për shumën 200.000 lekë.
Përpara masave të marra nga Banka e Shqipërisë, NEI maksimal i ofruar në treg arrinte në 300%, ndërsa sot, katër vite më pas, ky tregues i përllogaritur dhe i publikuar nga Banka e Shqipërisë ka zbritur në 71%.