Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAUlet dënimi me tre muaj ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Ulet dënimi me tre muaj ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Paneli i Gjykatës së Apelit ka vendosur të ulë me tre muaj dënimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Kryetarja e turpit gjykues, Michele Picard ka lexuar vendimin: “Lë në fuqi me përjashtim të mospajtimit të gjykatësit Ambos verdiktin e fajësisë së zotit Gucati dhe Haradinaj për pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë sipas pikës 1 të akuzës. Anulon vendimin e njësuar prej 4 vjet e gjysmë burgim për zotin Gucati dhe zotin Haradinaj dhe cakton, me përjashtim të mospajtimit të gjykatësit Ambos, një dënim të njësuar me 4 vjet e tre muaj burgim për zotin Gucati dhe 4 vjet e tre muaj për zotin Haradinaj duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim. Lë në fuqi dënimin shtesë për zotin Gucati dhe Haradinaj me një gjobë prej 100 eurosh. Vendos që ky aktgjykim të zbatohet me një efekt të menjëhershëm. Urdhëron që në pajtim me nenin 50 paragrafi 1 dhe rregullën 166, zoti Gucati dhe Haradinaj të mbesin në paraburgim deri në finalizimin e masave për transferimin e tyre në shtetin ku do të vuajnë dënimin”, ka thënë gjykatësja. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments