Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIUlen normat e interesit të kredive për shtëpi në lekë dhe euro

Ulen normat e interesit të kredive për shtëpi në lekë dhe euro

Normat e interesit të kredive për shtëpi në lekë shënuan rënie në muajin gusht. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë gjatë muajit gusht zbriti në 3.89 %, nga 4.04 % që kishte qenë në muajin korrik. Një faktor përcaktues në rënien e normave të interesit ka qenë frenimi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë dhe sidomos rënia e yield-eve të Bonove të Thesarit. Gjatë këtij viti, yield-et e bonove 12-mujore kanë shënuar një tendencë rënëse, duke zbritur shumë afër nivelit të normës bazë të interesit. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë gushtit, në rënie ka qenë edhe norma mesatare e interesit e kredisë në euro. Norma mesatare e interesit për kreditë e reja në monedhën europiane zbriti në 4.97 %, nga 5.32 % që kishte qenë në muajin korrik. Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, në fund të muajit gusht portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët arriti në afërsisht 176 miliardë lekë, ose rreth 1.66 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, vlera e portofolit të kredisë për shtëpi është rritur me 8.7 %, ndërsa krahasuar me tre vjet më parë është rritur me 42.8 %.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments