Ukraina ka shprehur shqetësimin se fondet ndërkombëtare për projektet e rindërtimit të shpejtë, të planifikuara këtë vit janë të pamjaftueshme. “Deri më tani 3.5 miliardë euro (3.9 miliardë dollarë) nga 12.5 miliardë euro të pritshme janë në dispozicion”, tha ministri i Financave Serhiy Marchenko, në një takim me të dërguarin special francez Pierre Heilbronn. Marchenko tha se rindërtimi është një përparësi sepse siguron kushte të sigurta jetese për ukrainasit dhe një rimëkëmbje ekonomike në vend. Investimet kryesore përfshijnë infrastrukturën e rëndësishme dhe sektorin e energjisë, riparimin e banesave dhe pastrimin e minave. Ukraina pret ekuivalentin e një totali prej 38 miliardë eurosh nga donatorët ndërkombëtarë për të financuar deficitin buxhetor, këtë vit. Përveç ndihmës ushtarake, Perëndimi në mënyrë të përsëritur po ofron injeksione financiare në mënyrë që vendi të mund të mbulojë buxhetin dhe shpenzimet e funksionimit. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kievi ka marrë nga aleatët e tij, një ndihmë financiare, ushtarake dhe humanitare me vlerë mbi 170 miliardë euro. Më shumë se gjysma e buxhetit të Ukrainës të shkatërruar nga lufta varet nga financimi i huaj. atsh
UKRAINË:Nevojiten më shumë financime për rindërtimin
RELATED ARTICLES