Sipas një sondazhi, vetëm rreth një e treta e ukrainasve janë kundër bisedimeve të paqes me Kremlinin. Sipas një sondazhi nga instituti i njohur kërkimor ”Razumkov Center”, rreth 43% e ukrainasve janë në favor të negociatave me Rusinë, 35% janë kundër dhe 21% janë ende të pavendosur. Banorët e rajoneve qendrore dhe jugore të Ukrainës janë veçanërisht në favor të fillimit të negociatave zyrtare me Moskën, përkatësisht me 49% dhe 60%. Në lindje të vendit, ku vazhdojnë luftimet e ashpra, opinioni ndahet në mënyrë të barabartë mes atyre pro, kundër dhe të pavendosur. Megjithatë, shumica dërrmuese e të intervistuarve kundërshtuan kushtet për paqe të paraqitura nga presidenti rus Vladimir Putin
Ukrainasit pro paqes me Rusinë, por jo sipas kushteve të Putinit
RELATED ARTICLES