Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Ukraina rifillon eksportin e energjisë elektrike në Evropë

 Ukraina rifillon eksportin e energjisë elektrike në Evropë

Ukraina do të rifillojë eksportin e energjisë elektrike në Evropë pas një pauze gjashtëmujore për shkak të sulmeve raketore ruse në infrastrukturën e vendit, njoftoi dje në mbrëmje ministri i Energjisë, German Galushchenko. “Rrjeti energjetik ukrainas ka funksionuar për gati dy muaj pa asnjë kufizim në konsum”, tha Galushchenko duke shtuar se riparimet kishin qenë të suksesshme. “Eksporti i tepricës së energjisë elektrike do të sigurojë burime financiare shtesë për rindërtimin e infrastrukturës energjetike të shkatërruar dhe të dëmtuar nga lufta”, tha ai. Ishte rënë dakord për eksportin e një energjie deri në 400 megavat në rrjetin evropian. Ukraina u lidh me rrjetin pak kohë përpara fillimit të luftës. “Megjithatë, sasia aktuale e energjisë elektrike e eksportuar do të varet nga nevojat e konsumatorëve ukrainas”, tha Galushchenko, duke shtuar se konsumatorët e tyre të energjisë elektrike, padiskutim mbeten prioriteti i tyre. Përballë pushtimit të gjithanshëm rus për më shumë se 13 muaj, Ukraina ka eksportuar energji elektrike në ish-republikën fqinje sovjetike, Moldavi dhe Bashkimin Evropian nga qershori deri në tetor. Në vitin 2022, prodhimi i energjisë elektrike në Ukrainë ra me 27% për shkak të luftës. Centrali më i madh bërthamor në Evropë, në Zaporizhia, i cili ka qenë nën kontrollin rus që nga muaji marsi, u mbyll në shtator.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments