Thursday, April 10, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUkraina nuk do t'i bashkohet NATO

Ukraina nuk do t’i bashkohet NATO

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shuar shpresat e Ukrainës për t’u bashkuar shpejt me NATO-n, ndërsa aleanca pritet të takohet në një samit, javën e ardhshme. “Ukraina nuk do t’i bashkohet NATO-s”, tha dje në mbrëmje këshilltari i Sigurisë Kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan. SHBA-ja mbështet në mënyrë eksplicite një “politikë të dyerve të hapura”, që do të thotë se anëtarët do të marrin së bashku me Ukrainën një vendim nëse ajo do t’i bashkohet aleancës. “Megjithatë, Ukraina do të duhet të zbatojë reforma të mëtejshme përpara se të bëhet anëtare”, tha Sullivan. “Samiti në Vilnius, Lituani, do të jetë një moment historik i rëndësishëm në këtë drejtim”, tha ai. Ukraina ka bërë thirrje për marrjen e një vendimi të shpejtë për lejimin e anëtarësimit të saj në NATO, megjithëse aleanca në përgjithësi përjashton pranimin e një vendi me një mosmarrëveshje territoriale të vazhdueshme. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ