Ukraina do të marrë 15 miliardë dollarë nga Uashingtoni si pjesë e një pakete të madhe ndihme nga ekonomitë kryesore të G7-s, shkroi kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal në Telegram menjëherë pas një tjetër premtimi nga Shtetet e Bashkuara.

”15 miliardë dollarët do të përdoren për qëllime sociale dhe humanitare dhe u ra dakord midis Bankës Botërore, si administratore e fondeve, dhe ministrisë së Financave të Ukrainës”, theksoi Shmyhal.

Pavarësisht protestave nga Kremlini, shuma është e garantuar nga interesi për asetet shtetërore ruse të ngrira në Perëndim.

G7-a dhe Bashkimi Evropian synojnë të përdorin këtë qasje për t’i dhënë Ukrainës një hua prej 50 miliardë dollarësh.

Pjesa e Shteteve të Bashkuara arrin në një total prej 20 miliardë dollarësh.

Nën presidentin në largim të SHBA Joe Biden, Uashingtoni ka qenë mbështetësi më i shquar i Ukrainës në luftën e nisur nga Rusia më 24 shkurt 2022, por frika po rritet se kjo mund të ndryshojë pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump të marrë detyrën në 20 janar.