Mekanizmi financiar, i quajtur “Lista e kërkesave të Prioritetit për Ukrainën (PURL), mbledh kontribute nga vendet e NATO-s, përjashtuar SHBA-në, për të blerë armë, municione dhe pajisje amerikane.

“Kemi marrë mbi 2 miliardë dollarë nga partnerët tanë posaçërisht për programin PURL. Do të marrim fonde shtesë në tetor dhe mendoj se shuma do të arrijë në 3,5–3,6 miliardë dollarë”, tha Zelenskyy në një konferencë shtypi në Kiev me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Ai nuk dha detaje për dërgesën e parë, por theksoi se ajo do të përmbajë raketa për sistemet “Patriot” dhe municione për “HIMARS”, të cilat janë thelbësore për mbrojtjen ajrore dhe fuqinë goditëse të Ukrainës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përsëriti se Rusia mbetet e hapur për bisedime, por negociatat nuk kanë shënuar përparim për shkak të kundërshtimeve të Moskës mbi propozimet kryesore.

Sipas autoriteteve ukrainase, sulmet ajrore ruse gjatë natës shkaktuan ndërprerje në transport dhe energji, ndërsa një bombë goditi rajonin e Khersonit, duke plagosur tre gra dhe një vajzë 3-vjeçare.

Marrëveshja u nënshkrua në prill dhe i jep Shteteve të Bashkuara qasje preferenciale në projektet e reja minerare, me synim rindërtimin, forcimin e sektorit energjetik dhe mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës në luftë.

“Deri në vitin 2026 fondi synon të financojë të paktën tre projekte në fushën e energjisë, infrastrukturës dhe mineraleve kritike”, tha kryeministrja Yuliia Svyrydenko.