Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUkraina kërkon shkarkimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të OKB

Ukraina kërkon shkarkimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të OKB

Ukraina e ka përshkruar shkatërrimin e hidrocentralit pranë digës së dëmtuar në Nova Kakhovka, në jug të Ukrainës si katastrofën më të madhe të shkaktuar nga njeriu ndër dekada. “Disa qindra mijëra banorë do të ndjejne pasoja negative në vitet e ardhshme”, paralajmëroi kreu i zyrës presidenciale, në Kiev, Andriy Yermak. Ai e përshkroi Rusinë si një shtet terrorist, që po e çonte luftën e saj kundër Ukrainës në një nivel të ri. “Sot, Rusia është një kërcënim global”, theksoi ai. “Moska duhet te shkarkohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, theksoi ai. Rusia është një nga pesë fuqitë e vetos në këshill. Ministri i Jashtëm, Dymtro Kuleba dënoi sulmin ndaj digës dhe hidrocentralit në pjesën e pushtuar nga Rusia, në rajonin e Khersonit si një krim të tmerrshëm lufte. “Kjo ishte ndoshta fatkeqësia më e madhe teknologjike e Evropës ndër dekada, që vë në rrezik mijëra civilë”, shkroi ai në Twitter. Ministri hodhi poshtë akuzat e Moskes, e cila pretendon se Kievi është përgjegjës për shkatërrimin e hidrocentralit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments