Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUkraina edhe 3,5 miliardë euro të tjera ndihmë ushtarake

Ukraina edhe 3,5 miliardë euro të tjera ndihmë ushtarake

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të akordojnë edhe 3,5 miliardë euro të tjera (3,82 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën, deklaroi kryediplomati i BE-së, Josep Borrell. ”Mbështetja e vazhdueshme për Kievin është më e rëndësishme sot se kurrë, pasi ngjarjet e fundjavës në Rusi kanë treguar se lufta kundër Ukrainës po çon në çarje në sistemin rus të pushtetit dhe po ndikon në sistemin politik të vendit”, theksoi Borrell. ”Presidenti rus Vladimir Putin ka krijuar një përbindësh duke nisur një luftë të padrejtë kundër Ukrainës”, tha Borrell. “Përbindëshi po e kafshon atë tani. Përbindëshi po vepron kundër krijuesit të tij”, shtoi ai duke iu referuar tentativës për kryengritje nga mercenarët e grupit ”Wagner” gjatë fundjavës. Borrell pritet të zhvillojë bisedime ministrin ukrainas, Dmytro Kuleba për ecurinë e luftës dhe situatën në vend. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments