Ukraina akuzoi Rusinë për terrorizëm shtetëror përpara gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se shkatërrimi i digës së Kakhovës në rajonin e diskutueshëm Kherson ishte një sulm i synuar që kërcënonte popullsinë vendase. Komentet erdhën pasi filluan seancat dëgjimore për padinë e Ukrainës në vitin 2014 kundër agresionit rus, të cilën e ngriti në vitin 2017, shumë përpara pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit të kaluar. Sot, i dërguari special i ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Anton Korynevych i tha Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë se ”sulmi i digës mund të shkaktojë dëme serioze mjedisore”. “Aktet e Rusisë janë ato të një shteti terrorist,” shtoi ai. Gjatë seancës, ambasadori ”akuzoi Rusinë për një fushatë sistematike kundër Ukrainës, popullit dhe kulturës së saj”. atsh