Në fshatin Sotirë në Gramsh, ndodhet një prej ujëvarave më magjike në Shqipëri. Mjafton vetëm një orë e gjysmë hiking mes gjelbërimit për ta arritur atë. Terreni është i përshtatshëm për ecje dhe rruga është aq e freskët e plot burime ujore, sa nuk do të ndihet lodhja. Turistët mund të planifikojnë një piknik në lëndinën buzë ujëvarës së Sotirës mes natyrës së paprekur nga dora e njeriut dhe zhurmës karakteristike të ujit.
Kjo ujëvarë, e cilësuar edhe si “Niagara” e Shqipërisë e ka marrë emrin Sotirë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara. Ujëvara ka një lartësi rreth 100 metra dhe buron nga mali i Tomorit. Ka një bukuri mahnitëse që tërheq shumë vizitorë nga Shqipëria, por edhe turistë të huaj turistë që janë të apasionuar pas natyrës.