Fshati Velçë i bashkisë së Selenicës, një nga fshatrat më të mëdhenj të luginës së Lumit të Vlorës, po kthehet në një destinacion të kërkuar për shumë turistë vendas e të huaj. Fshati Velçë njihet për shpellat e kohës së Neolitit, të cilat po e kthejnë këtë fshat në një zonë të rëndësishme turistike.