Ujëvara e Peshturës në Progonat të Tepelenës

0
0

 Ujëvara e Peshturës në fshatin Progonat, Tepelenë vitet e fundit është kthyer në një atraksion duek ofruar një përvojë unike dhe mahnitëse për turistët.

Ujëvara e Peshturës ndodhet në Progonat të Tepelenës e për të shkuar atje duhet të kalohet përmes malësive të Tepelenës.

Zona përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të cilët në shekuj janë përshkuar nga përrenj të vrullshëm dhe lozonjarë.

Forma të shumta karstike, gropa të thella, shpella të shumta dhe ujëvara është peizazhi që ofron rruga për të shkuar drejt Ujëvarës së Peshturës.