Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTUEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore. Kjo mbledhje do të mbahet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit, më 16 prill. Në këtë mbledhje, që organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit, do të diskutohen disa tema të rëndësishme të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit europian.

Pjesë e mbledhjes do të jenë presidentë dhe sekretarë të përgjithshëm të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore: Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Qiproja, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia, Turqia, Shqipëria. Kjo nuk është hera e parë që një mbledhje e UEFA-s do të zhvillohet në vendin tonë, pasi më parë FSHF ka mirëpritur dhe ka organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA-s, Komitetin “HatTrick”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments