UEFA ka zbardhur kalendarin e ndeshjeve të fazës paraeliminatore të Futsal Champions League 2024/25, teksa në Grupin C merr pjesë edhe kampionia në fuqi e Shqipërisë, Tirana Futsal. Bardheblutë do të ketë përballë në këtë grup Akaa Futsal (Finlandë), TSV Weilimdorf (Gjermani) dhe Ísbjörninn (Islandë) dhe të gjitha sfidat do të luhen të gjitha në sallën e Parkut Olimpik “Feti Borova” në Tiranë në datat 21, 22 dhe 24 gusht. Sfida e parë do të jetë ajo mes AKAA dhe Insbjornin, që do të nisë në ora 17:00 më 21 gusht, teksa në të njëjtën ditë, në orën 20:45 po në sallën e Parkut Olimpik do të luhet edhe sfida e dytë mes FC Tiranës dhe TVS Weilmdorf. Më 22 gusht do të luhen dy sfidat e tjera të grupit: TVS Weilmdorf – AKAA në ora 17:00 dhe Tirana Futsal – Insbjorninn, që nis në orën 20:45. Ndeshjet e treta që të grupit do të luhen më datë 24 gusht. Takimi TSV Weilmdorf – Insbjorninn është planifikuar të nisë në orën 17:00 dhe disa orë më vonë, në 20:45 do të luhet sfida Tirana Futsal – AKAA. Në këtë fazë do të marrin pjesë 32 skuadra europiane të ndara në 8 grupe me katër ekipe secila dhe në turin tjetër do të kualifikohen 8 ekipe. Më konkretisht, 8 skuadrat e renditura në vendet e para. Ky është i katërti edicioni radhazi që FSHF mirëpret ndeshjet e grupit para-eliminator të Futsal Champions League ku merr pjesë edhe kampionia e Shqipërisë.
UEFA Futsal Champions League 2024/2025
Kalendari i ndeshjeve të Grupit C
21.08.2024:
AKAA vs Insbjorninn, ora 17:00, “Feti Borova”
FC Tirana vs TVS Weilmdorf, ora 20:45, “Feti Borova”
22.08.2024:
TVS Weilmdorf vs AKAA, ora 17:00, “Feti Borova”
FC Tirana vs Insbjorninn, ora 20:45, “Feti Borova”
24.08.2024:
TSV Weilmdorf vs Insbjorninn, ora 17:00, “Feti Borova”
FC Tirana vs AKAA, ora 20:45, “Feti Borova”