Për zhvillimin e futbollit në Kosovë, e posaçërisht atë të rrugës, faqja zyrtare e UEFA-së i ka kushtuar një artikull të veçantë punës që po bën Federata e Futbollit të Kosovës në këtë drejtim. Në shkrimin e UEFA-së përmendet fakti se Kosova ka një popullsi të re dhe FFK me anë të projekteve po provon ta rris interesimin e gjeneratave të reja për t’u marrë me futboll. “Duke qenë se Kosova ka popullatë të re, shoqata (FFK) realizon projekte për të rritur interesimin te të rinjtë për futbollin. Zhvillimi i futbollit dhe si rrjedhim i sportit më popullor në vend dhe në mbarë botën është një nga prioritetet kryesore të FFK-së.”, thuhet fillimisht në shkrimin e UEFA-së. Më tutje aty thuhet se shumë nga lojtarët e Kombëtares së Kosovës e kanë nisur karrierën nga futbolli në rrugë dhe për ta vazhduar këtë, FFK po e përkrah zyrtarisht futbollin spontan. “Për këtë arsye ka nisur projekti i futbollit në rrugë, i njohur ndryshe edhe si “projekti i futbollit spontan”. Shumë nga lojtarët e Kosovës që sot janë të suksesshëm në skenën ndërkombëtare e kanë zhvilluar talentin e tyre futbollistik duke luajtur spontanisht në rrugë me miqtë e lagjes. Prandaj FFK-ja ka vendosur të promovojë zyrtarisht këtë formë të lojës.” Kohët e fundit, FFK filloi të përdorë sheshet publike në kryeqytetin Prishtinë për t’u ofruar fëmijëve mundësinë për të luajtur futboll. Ky projekt synon jo vetëm argëtim, por edhe zbulimin e talenteve të rinj. Në bashkëpunim me institucionet vendore, tani po kërkohen vende të përshtatshme ku fëmijët të kenë akses më të lehtë në futboll.ATSH
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on