Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTUEFA dënon incidentet në ndeshjen Shqipëri-Poloni, FSHF apel për tifozët

UEFA dënon incidentet në ndeshjen Shqipëri-Poloni, FSHF apel për tifozët

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë FSHF-në me 44 mijë euro për hedhjen e fishekzjarrëve në fushën e lojës, hedhjen e sendeve të forta, bllokimin e rrugëve të kalimit në sektorë të caktuar të stadiumit dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit në tribunat veriore dhe jugore. Pas këtij vendimi Federata Shqiptare e Futbollit ka apeluar tifozët që të jenë korrekt me sjelljen e tyre në stadium. “Shqipëria e futbollit më shumë se kurrë është pranë arritjes së një objektivi të rëndësishëm siç është kualifikimi në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Në këto momente skuadra Kombëtare ka nevojë për mbështetjen e tifozëve dhe kjo mbështetje kërkohet të jetë korrekte për të mos rrezikuar dhe dëmtuar këtë objektiv të rëndësishëm që kemi përpara”, thekson FSHF. “Federata Shqiptare e Futbollit është njohur pak minuta më parë me vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA që ka vendosur të gjobisë FSHF-në me 44 mijë euro për hedhjen e fishekzjarrëve në fushën e lojës, hedhjen e sendeve të forta, bllokimin e rrugëve të kalimit në sektorë të caktuar të stadiumit dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit në tribunat veriore dhe jugore. Mbyllja e këtyre tribunave është me kushtin që në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi të mos ketë asnjë ndezje fishekzjarri në stadium”, shton FSHF. “Vendimi për mbylljen e stadiumit është pezulluar për një periudhë prove, duke filluar nga ndeshja e radhës në shtëpi me Republikën Çeke. Mbyllja e stadiumit do të ishte e dëmshme për ekipin tonë Kombëtar në këto momente ku objektivi i synuar kërkon të ketë pranë dhe lojtarin e 12-të”, nënvizon FSHF. “Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’u bëjë thirrje të gjithë tifozëve që mbështesin pa kushte Kombëtaren të jenë korrekt me sjelljen e tyre në stadium, të mos përdorin mjete piroteknike të cilat do të dënojnë skuadrën dhe tifozët në ndeshjet e ardhshme që janë vendimtare për fatin tonë drejt “Gjermani 2024”, përfundon apelin e saj FSHF.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments