Departamenti i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka përfunduar me sukses kursin për trajnerët me licencën UEFA B në zonën e Tiranës, ku u diplomuan 32 pjesëmarrës, përfshirë edhe dy vajza.
Ceremonia e diplomimit u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”, me pjesëmarrjen e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, dhe përfaqësuesve të Departamentit të Edukimit, të cilët kanë organizuar dhe mbikëqyrur kursin.
Kursi zgjati rreth tre muaj dhe u zhvillua në disa periudha në Shkollën e Edukimit në Kamëz, nën drejtimin e specialistëve të FSHF. Në edicionin e fundit morën pjesë ish-futbollistë të ekipit kombëtar dhe ekipeve shqiptare, si Taulant Xhaka, Ahmed Januzi, Arbër Çyrbja, Ardit Peposhi, Arsid Kruja, Jasmin Rraboshta dhe Alked Çelhaka.





