Personat që marrin rregullisht barna gjatë periudhës së verës duhet t’i kushtojnë vëmendje ruajtjes së tyre, një aspekt shumë i rëndësishëm. Në fakt, temperaturat e larta mund të ndryshojnë përbërjen kimike të ilaçit, duke paraqitur kështu një rrezik serioz për shëndetin. Cilat ilaçe janë më të “ndjeshmet”- Pas studimeve të shumta, ekspertët bien dakord se ilaçet më te ndjeshme janë ato për epilepsinë, antikoagulantët, antihipertensivë dhe ato për diabetin, si insulina, të cilat duhen ruajtur në frigorifer.
Disa këshilla kur udhëtoni- Ekspertët paralajmërojnë personat që marrin veçanërisht një numër të madh medikamentesh, të mos i marrin kurrë me vete në plazh, duke i vendosur në një qese. As nuk duhet të lihen në makinë në diell gjatë verës. Cilat medikamente qendrojnë më mirë- Nuk ka kategori specifike ilaçesh që mbahen më mirë se të tjerët. Rekomandimi i përgjithshëm i ekspertëve është që tabletat e vogla zakonisht ruhen shumë më mirë se ilaçet që merren në formë të lëngshme. Prandaj, kur udhëtoni, është më mirë të preferoni këtë format sesa shishet e lëngshme.
Ilaçet në diell?- Nëse merren kortikosteroide, ilaçe anti-inflamatore jo-steroide, antibiotikë dhe terapi hormonale, ekspozimi në diell mund të çojë në dermatit dhe ekzemë ose njolla në lëkurë. Prandaj, kini kujdes nga ndërveprimi midis llojeve të caktuara të ilaçeve dhe rrezatimit UV. rtsh