Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Alban Mehmeti, ka bërë të ditur për KosovaPress, se nga numërimi deritanishëm i votave në këtë komunë po udhëheq “Koalicioni Beteja politike e shqiptarëve vazhdon- Shaip Kamberi” me 4.600 vota. Ndërsa lista tjetër “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, deri më tash nga numërimi i votave, ka marrë gjithsej 900 sosh. Mehmeti nuk ka bërë të ditur përqindjen e votave të numëruara deri më tash për Preshevë. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Serbi garuan të ndarë me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.
Udhëheq “Koalicioni Beteja politike e shqiptarëve vazhdon- Shaip Kamberi”
RELATED ARTICLES