Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) është zgjedhja e duhur për të rinjtë që duan të kenë një diplomë të barasvlershme me tregun evropian dhe karrierë të qëndrueshme në tregun e punës.

Denaj ftoi të rinjtë të zgjedhin të studiojnë në UBT, për një arsimim cilësor dhe mundësi unike ndërkombëtare.

“UBT është rruga drejt së ardhmes dhe alternativa më e mirë për integrimin e shpejtë të tyre në tregun e punës në zhvillimin e sektorit bujqësor”, u shpreh ministrja.

“Apliko nga datat 29 korrik deri më 3 gusht dhe bëhu pjesë e 9 programeve që ndërtojnë profesionistët e së nesërmes. Zgjidhni UBT që të keni një diplomë, e cila do të jetë pasaporta juaj akademike dhe profesionale europiane”, tha Denaj, teksa publikoi linkun për më shumë informacione: https://ubt.edu.al/bachelor

Bujqësia dhe turizmi janë dy sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit që ecin paralelisht. Në këtë kontekst qeveria ka në fokus përmirësimin e sektorit të bujqësisë, ku përparësi krahas politikave mbështetëse, merr zhvillimi i burime njerëzore si një nga  prioritetet në zhvillimin e sektorit, rritjen e ekonomisë rurale dhe nevojën që ofron ky treg për punësimin e specialistëve.