Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUashingtoni bën thirrje për lirimin 

Uashingtoni bën thirrje për lirimin 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, pasi lideri de fakto i opozitës politike ruse u kthye në izolim. ‘’Qeveria e SHBA-së i është bashkuar familjes së Navalny-t, kolegëve dhe mbështetësve të tij në mbarë botën për të kërkuar lirimin e tij’’, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në Uashington. “SHBA janë thellësisht të shqetësuara për përshkallëzimin dhe ndërhyrjen arbitrare të qeverisë ruse në të drejtat e Aleksey Navalny”, thuhet në një deklaratë. Të mërkurën, Navalny shkroi në Tëitter se ishte urdhëruar të kalonte 15 ditë në izolim, gjë që ai tha se ishte hera e katërt që ishte vendosur në izolim në kampin e tij të robërve në qytetin Melekhovo, rreth 260 kilometra në verilindje të Moskës. “Kjo ndërhyrje, së bashku me devijimin e tij të përsëritur drejt izolimit për shkelje të supozuara të vogla, është dëshmi e mëtejshme e ngacmimit politik’’, shtoi Price. Në mes të gushtit, Navalny bëri thirrje nga qelia e tij e burgut që Perëndimi të vendoste sanksione më të ashpra ndaj oligarkëve rusë. Figura më e njohur e opozitës ruse ka kërkuar prej kohësh sanksione të ashpra kundër atyre që mbështesin Kremlinin. I konsideruar nga shumica si i burgosur politik, Navalny aktualisht po vuan një dënim me nëntë vjet burg për mashtrim të dyshuar, një dënim që konsiderohet gjerësisht si i motivuar politikisht.http://ata.gov.al/2022/09/10/shba-uashingtoni-ben-thirrje-per-lirimin-e-menjehershem-te-alexei-navalny/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments