Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTU-15 për vajza, Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Luksemburgut

U-15 për vajza, Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Luksemburgut

Nisi në “Shtëpinë e Futbollit” UEFA Women’s Development U-15.

Shqipëria e drejtuar nga Kreshnik Krepi u përball me Luksemburgun U-15 dhe në fund doli e mposhtur me rezultatin 0-3.

Trajneri shkodran kishte rreshtuar nga fillimi këtë formacion: Lusia Krraba, Desara Lorja, Hasije Jonuz, Marina Rushaj, Nejla Rakipaj, Albana Malaj, Kiara Syla, Audrina Lajthiza, Gurie Memetaj, Melina Kryemadhi, Kejsi Kacorri.

Vajzat luksemburgase e mbyllën pjesën e parë në epërsinë e dy golave, ndërsa në të dytën shënuan edhe një gol tjetër. Takimi i radhës për Shqipërinë U-15 është ndaj Maltës, të premten prej orës 14:00.

Ndërkohë paraditen e së mërkurës, u zhvillua edhe takimi i parë i këtij turneu, mes Ishujve Faroe dhe Maltës, që përfundoi me rezultatin e thellë 5-0.

Kalendari i plotë i ndeshjeve ‘UEFA Development U-15’:

27 shtator

Ishujt Faroe U15 – Maltë U15 5-0

Shqipëri U15 – Luksemburg U15 0-3

29 shtator

Luksemburg U-15– Ishujt Faroe U-15, 11:00 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë

Shqipëri U-15 – Maltë U-15, 14:00 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë

2 tetor

Maltë U-15 – Luksemburg U-15, 10:00 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë

Shqipëri U-15 – Ishujt Faroe U-15, 14:00 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments