Sipas Meteoalb, moti do të mbetet i tillë edhe ditën e martë. “Edhe dita e martë mbetet nën mbizotërimin e reshjeve të shiut, nuk do jenë problematike, deri në mesatare. Më të fokusuara do jenë në zonat jugore”, thotë Hakil Osmani. Pas së mëkurës pritet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike. “Dita e enjte, e premte sjell një mot të qëndrueshëm në gjithë territorin, do kemi vranësira dhe alternime të kthjellimeve”. Por nga e mërkura temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme. “Minimumet zbresin edhe -4 në zonat malore, maksimumet jo më shume se 15 gradë. Kjo javë do të jetë tipike dimri”. Si pasojë e motit të keq, në disa zona në vend ka probleme me energjinë elektrike.