Tv Klan – Temperatura ideale për plazh, por problematike era | Lajme News

0
20

Kjo fundjavë do jetë me temperatura ideale për ata që kanë zgjedhur ta kalojnë në bregdet, por problematike do të jetë era. Sidomos në brigjet e jugut pushuesit duhet të kenë kujdes nga dallgët. Lajda Porja, meteorologe: Ajo çfarë do jetë evidente gjatë fundjavës do jetë parametri i erës prezent, kjo do të bëjë që të kemi një det të trazuar sidomos pas orës 12:00. Në momente të caktuara ditës në fundjavë do shfaqen edhe vranësirat kalimtare. Në javët e para të muajit Gusht ka sinjale që do përjetojmë bashkë diellin dhe shiun. Lajda Porja: Në 15 ditëshin e parë do jenë prezente stuhi tropikale jo problematike dhe sporadike, do jenë për disa minuta ose deri në një orë dhe më pas do kemi sërish diell. Në 10 ditëshin e parë të Gushtit, temperaturat do qëndrojnë kryesisht rreth vlerave 35-36, në ditë të caktuara termometri mund të shkojë deri në 39 gradë Celcius. Megjithatë ditë të njëpasnjëshme ekstreme siç i ndjemë në korrik nuk parashikohet të ketë.