Tv Klan – Rikthehet dimri, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

0
27

Kapriçot e motit si rezultat i ndryshime klimatike kanë bërë që në Shqipëri të përjetohet brenda një jave vera, pranvera dhe dimri. Pas temperaturave tipike verore që ditët e fundit arritën deri në 33 gradë, në vend do të rikthehet dimri. Lajda Porja: Dita e martë do sjellë vranësira të dendura, në pjesën e dytë të ditës ka zhvillim të tyre. Reshjet fillojnë në veri dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin.

Kjo do bëjë që të vijnë rrebeshe shiu. E enjtja do te sjellë një masë më të ftohtë ajri, ku nuk në zonat malore nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës. “Nga e enjtja kemi depërtim të një mase më të ftohtë nga Europa veriore duke u futur drejt Ballkanit. Shqipëria do të ketë reshje shiu dhe rikthehen reshjet e dëborës në zonat verilindore”, tha ajo.

Dy javët e fundit t ë prillit do të mbyllen me mot të paqëndrueshëm dhe të freskët. Problem do të jetë era deri 70 km/orë. Për sinoptikanët temperaturat në pjesën e dytë të muajit do të jenë tipike pranverore, ndryshe nga ato që përjetuam në 15 ditëshin e parë të Prillit. Tv Klan