Java që sapo ka nisur dhe që përkon edhe me ardhjen e Pranverës do të jetë e dominuar nga vranësirat dhe reshjet e shiut. Lajda Porja: Do të ketë edhe intervale me kthjellime, reshjet në sasi të pakëta dhe kryesisht në zonat malore. Nuk përjashtohen edhe mundësitë për reshje të pakëta të dëborës, të cilat do të jenë në zona të thella. Ndryshe nga muaji Shkurt që është cilësuar si ndër më të ngrohtët në histori, Marsi do të hyjë i freskët. Lajda Porja: Që nga dita e enjte dhe deri në fundjavë do të ketë rënie goxha të ndjeshme të temperaturave. Do të jemi dhe në vlerën 0 dhe minus 1 në zonat malore dhe maksimalet do të jenë rreth 15 apo 16 gradë Celsius. Erërat e forta që krijuan probleme edhe gjatë së dielës, kryesisht në zonat bredgetare, do të jenë prezente edhe këtë javë. Lajda Porja: E shtuna dhe e diela ka sinjale të risjellë sërish reshje, rrebeshe dhe një forcim të ndjeshëm të parametrit të erës. Moti parashikohet të jetë i paqëndrushëm përgjatë dhjetë ditëve të para të muajit Mars.
Tv Klan – Pranvera vjen më e freskët se normalja | Lajme News
RELATED ARTICLES