I gjithë territori i vendit është përfshirë prej së shtunës nga një mot i keq me reshje të herëpasheshme shiu. Shirat përfshinë mëngjesin e kësaj të diele edhe Tiranën, por pa shkaktuar probleme. Reshje pati edhe në zonat bregdetare duke i prishur planet shumë pushuesve. Por ndryshe nga orët e ditës, mbrëmja do të sjellë një përmirësim të kushteve atmosferike. Për të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë gjatë javës në vazhdim sinoptikanët parashikojnë një mot të mirë. Për rrjedhojë edhe temperaturat në javën që vjen do të shënojnë një rritje të lehtë dhe do të arrijnë në nivelin e 34 gradëve.
Tv Klan – Përmirësohet moti në vend | Lajme News
RELATED ARTICLES